Më shumë se 750 ushtarë janë arrestuar pas grusht shtetit të dështuar në Turqi, ku si pasojë janë vrarë të paktën 60 persona.
Presidenti turk Erdogan paralajmëroi se anëtarët e ushtrisë prapa komplotit për të larguar atë do të paguajnë një çmim të rëndë për tradhtinë e tyre, si dhe fajësoi rivalin e tij Fethullah Gylenit për orkestrimin e kryengritjes.
Deri më tani, 29 kolonelë dhe pesë gjeneralë janë larguar nga detyra.
Kolonel Muharrem Kose thuhet se ka udhëhequr forcat ushtarake turke në kryengritje, i cili u vra gjatë përleshjeve me mbështetësit e Erdoganit.