Revista prestigjioze e francës, “Vogue” do të përfshijë në kopertinën e saj për herë të parë një transgjinore.
Bëhet fjalë për brazilianen Valentina Sampaio, e cila ka më shumë se 32 mijë ndjekës në llogarinë e Instagram.
Editori Emmanuelle Alt ka thënë se Sampaio ka një bukuri mjaftueshëm të mrekullueshme për të qenë në kopertinën e muajit mars.
Revista franceze e modës del në treg që prej vitit 1920, ndërkohë që në të janë përfshirë imazhe të rëndësishme të modës si Gigi Hadid, Kendall Jenner, Kete Moss, etj./ opinion.al