Sigurisht që pak njerëz rrisin marihuanën në shtëpitë e tyre, aq më pak kur vjen fjala tek një murgeshë. Me një përkushtim të veçantë, disa murgesha në Kaliforni kanë marrë njohuri hyjnore të marihuanës për t’i rritur ato për një arsye.
Motrat, që e konsiderojnë vetën ndër murgeshat më të mira në vend, por që nuk janë katolike, kultivojnë marihuanën në mënyrë që kokrrat e tyre më pas i shesin online.
Prodhimet e tyre, të cilat janë të gjitha organike, dhe trajtojnë sëmundjen e migrenës, shpinës dhe dhimbjet e kokës ato i vendosin në shishe të vogla, por para se t’i shesin ato iu bëjnë disa lutje duke fryrë në shishe, raporton mapo.
Pavarësisht se ato kanë licencë për të kultivuar marihuanë, ky veprim është kritikuar shumë nga institutet e Kalifornisë për të ndaluar këtë gjë. Por, për murgeshat kjo nuk është aspak e rëndësishme, sepse ato thonë se kanë perëndinë e tyre që i mbështet.