Fotot e kësaj policeje shqiptare kanë qarkulluar pa fund në mediat ndërkombëtare.
Policja 23 vjeçare, Anisa Zani, ka rënë në sy për pamjen e saj tërheqësë, por më shumë akoma për insistimin që tregon kur thotë se “puna si police është prioriteti i saj”.
Ajo thotë:
Nuk jam këtu të tregoj pamjen time. Nëse marr komplimenta në punë, përpiqem ti injoroj ato dhe thjesht të fokusohem në punë.
E reja nga qyteti i Gjirokastrës ka katër vite që punon si oficere policie.
Mediat ndërkombëtare e përmendin për pjesmarrje në aksionin e Lazaratin ku u kontrolluan dhe asgjesuan tonelata droge.