Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/Meta krah ambasadores Kim: Ta forcojmë më tej partneritetin tonë strategjik

2022/07/02 at 6:03 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto/Meta krah ambasadores Kim: Ta forcojmë më tej partneritetin tonë strategjik

Presidenti Ilir Meta ka ndarë në rrjetet sociale foto nga momentet e pritjes së organizuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë me rastin e 246 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Meta shkruan se ishte kënaqësi që të merrte pjesë në një event të tillë dhe shton se ndihet krenar për aleancën strategjike mes dy vendeve.

Krahas fotove, Meta ka publikuar dehe fjalën që ai ka mbajtur në ceremoninë private të organizuar në Pallati i Brigadave, ku thekson se është koha që ta forcojnë më shumë se kurrë partneritetin strategjik dhe miqësinë mes dy vendeve.

“Kënaqësi të merrja pjesë, së bashku me miq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në pritjen e organizuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë, për festimin e Ditës së Pavarësisë të këtij vendi mik.

Krenarë për aleancën tonë strategjike dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve tanë, që meritojnë të zhvillohen më tej.

Gjithmonë pranë njëri-tjetrit në promovimin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe paqes.

FJALA E MBAJTUR NË PRITJEN E ORGANIZUAR NGA AMBASADA AMERIKANE, ME RASTIN E 246-VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHBA

Të dashur Miq,

Jam i lumtur që jemi mbledhur së bashku në 246-vjetorin e ditëlindjes së një kombi të madh mik, të aleatit tonë historik dhe strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Amerika, ka qenë dhe mbetet një burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët dhe për të gjitha kombet e tjera që aspirojnë për parimet universale të demokracisë, lirive dhe të dinjitetit njerëzor.

Ne jemi edhe më të vetëdijshëm, për rëndësinë strategjike që ka forcimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë, veçanërisht sot, kur Europa dhe e gjithë bota, janë tronditur thellë nga agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës, duke cënuar rëndë sovranitetin dhe liritë e një vendi europian, dhe vetë vlerat që bashkojnë demokracitë perëndimore.

Ky vit përkon me një jubile shumë të rëndësishëm, atë të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona.

Një shekull marrëdhëniesh, që nisin me mbështetjen historike dhe jetike që Presidenti Uilson i dha shtetformimit shqiptar, që u ngurtësuan prej izolimit komunist, për t’u ringjallur edhe më fuqishëm me vendosjen e pluralizmit dhe të demokracisë.

“E drejta e Vetëvendosjes” do të thoshte Presidenti Uilson;

“Liria funksionon”, do të shprehej Sekretari Bejker;

 “Koha është tani”, për Pavarësinë e Kosovës; dhe : “Ky është një moment i veçantë në historinë shpresëdhënëse të lirisë njerëzore, teksa Amerika shpall mbështetjen e saj për hyrjen e Shqipërisë në NATO” do të deklaronte Presidenti Bush në Tiranë:

“Kemi qenë me ju gjatë 100 viteve të shkuara, dhe do të jemi bashkë edhe në 100 vitet që do të vijnë”, do të pohonte në 100-vjetorin e shtetit shqiptar Sekretarja Klinton!

Këto momente historike janë gurë kilometrikë vendimtare,  në marrëdhëniet tona prej një shekulli, që kanë skalitur gjurmë të thella në miqësinë mes dy popujve tanë.

Kjo miqësi është farkëtuar parreshtur edhe nga përkushtimi i jashtëzakonshëm i diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Të punojmë të gjithë së bashku, për ta forcuar këtë miqësi dhe partneritet strategjik, sot më shumë se dje, nesër më shumë se sot, duke besuar vetëm te liria dhe demokracia.

Gëzuar Festën e Pavarësisë Amerikë!

Bekuar qoftë miqësia midis dy popujve dhe vendeve tona!”,-shkruan Meta./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

18 Janar, 2026 10:32 pm
Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?
Bota

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?

18 Janar, 2026 9:08 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Trump

18 Janar, 2026 7:45 pm
Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë
Kryesore

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë

18 Janar, 2026 7:37 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Ukraina sulmon me dronë zonat e pushtuara nga Rusia

18 Janar, 2026 6:26 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Milot/ Përplasen dy automjete, plagosen 4 persona

18 Janar, 2026 4:55 pm
“Transporti i fëmijëve në shkolla falas”/ Rama: Siguri dhe mbrojtje me kamerat inteligjente. Do të ndërtohen konviktet e… 
Aktualitet

Në Bordin e Paqes me 1 miliardë dollarë, Rama: Gënjeshtër

18 Janar, 2026 2:43 pm
Operacioni i SPAK/Kush janë personazhet e përfshira. Zbulohet plani për të vrarë dy vëllezërit në Angli 
Aktualitet

Kompjutera, kamera dhe Ferrari, SPAK jep detaje për operacionin e Call Center-ave

18 Janar, 2026 1:46 pm
Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri
Bota

Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri

18 Janar, 2026 1:45 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Çfarë efektesh do të sjellin tarifat e reja të Trump për Europën

18 Janar, 2026 12:56 pm
Para
Mbytet një 70-vjeçar te Liqeni Artificial i Tiranës

Pësoi infarkt, mbytet 66-vjeçari në plazhin e Borshit

Vlorë/ 70 vjeçarja pëson atak kardiak pasi futet në ujë

Dy të mbytur në pak minuta në plazhet e vendit

Video/Peshkaqeni sulmon për vdekje turisten në Egjipt, ngjarja para pushuesve

Video/Peshkaqeni sulmon për vdekje turisten në Egjipt, ngjarja para pushuesve
















TE FUNDIT

Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
18 Janar, 2026

“Donald Trump nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesazhi i tij drejtuar aleatëve evropianë për çështjen e Groenlandës”, tha Sekretari...

Lexo më shumë

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?
18 Janar, 2026

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po diskutojnë mundësi të ndryshme se si t’i përgjigjen kërcënimit të Donald Trump për të...

Lexo më shumë

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Trump

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
18 Janar, 2026

Izraeli kundërshton udhëheqësit botërorë që Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur për të qenë pjesë e të ashtuquajturit “Bordi i Paqes...

Lexo më shumë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë
18 Janar, 2026

Sulmet me dronë kanë dëmtuar rrjetin elektrik në zonat jugore të Ukrainës që janë nën kontrollin e Rusisë, duke lënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com