Vetura si Mercedes-Benz Vito në shumicën e rasteve përdoren si vetura për kryerjen e shërbimeve të caktuara, por çfarë të keqe ka nëse një i tillë kthehet në një veturë sportive.
Carlex Design duket se është pro një veture të tillë sportive. Ata kanë modifikuar këtë model duke i dhënë pamje dhe performancë sportive. Trupi sportiv ka spojler agresiv, me linja me ngjyrë të gjelbër dhe të zezë.
Brenda dominon kombinimi i ngjyrës së bardhe dhe asaj të zezë me të cilën janë veshur ulëset sportive. Motori në këtë model vjen më 114 PS.