Strehimi i emigrantëve që hyjnë nga Italia në vendin tonë, solli sot në Shqipëri kryeministren italiane, Giorgia Meloni.
Ajo po vizitojë Gjadrin dhe më pas në Shëngjin, aty ku do të ngrihen edhe qendrat pritëse për emigrantët nga Lindja e Mesme.
Meloni duhet të ishte në orën 11:15 në Gjadër për të kryer inspektimin, por ka mbërritur në Rinas në orën 11:30 dhe helikopteri që e ka dërguar nga aeroporti drejt Gjadrit.
Qendra pritëse në Gjadër do të jetë në juridiksionin e autoriteteve italiane dhe aty emigrantët do të kalojnë aty filtrin e parë. Një emigrant do të qëndrojë në vendin tonë për të paktën 28 ditë, ku do të kryhet identifikimi i tyre.