Presidenti amerikan, Barack Obama bashkë me bashkëshorten Michelle, kanë mbërritur në Kensington Palace për darkë me gjeneratën e re të familjes mbretërore britanike.
Në një mot tipik anglez, me shi, çifti Obama ka arritur para pallatit, ku përpara i kanë dalë ta presin, Duka i Kembrixhit, Princ William, bashkëshortja e tij, Dukesha Kate Middelton dhe Princi Harry, raporton Express.
Ata janë rehatuar në ambientet e brendshme të pallatit Kensington. Në fotografitë zyrtare shihet se në dhomën e ndejës në një anë janë ulur Princi William dhe presidenti Obama, ndërsa në anën tjetër Princ Harry me zonjën Obama dhe Dukeshëm Kate.
Momenti më i lezetshëm i kësaj darke, ashtu siç raportojnë edhe mediet britanike e amerikane, ishte kur çifti Obama është takuar me Princin George, vogëlushin dy vjeçar, që ishte plot disponim, duke i treguar edhe shkathtësitë e tij në kalërim të nja kali lodër.