Një makinë ka shpërthyer në flakë në mes të trafikut por fatmirësisht nuk raportohen njerëz të lënduar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40 në lagjen “1 Maji” të Fierit, ku mjeti tip Volkswagen me targa AA 548 LZ në pronësi të një gruaje me iniciale R.O ka marrë zjarr në ecje e sipër, në pjesën e motorrit.
Në vendngjarje është dërguar zjarrfikësja dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorrit.
*Foto nga vendi i ngjarjes