Këto janë fotot e para që vijnë nga vendi i ngjarjes. Aty ku tre grabitës të armatosur i vunë flakën makinës me të cilën transpportuan paratë e grabitura.
Grabitja e spektakolare ka ndodhur në pistën e avionëve në Rinas. Një makine e policisë private po zbriste paratë për ti ngarkuar në avion kur nodhi grabitja.
Pas grabitjes autorët janë larguar në drejtim të urës së “Gjolës”, ku edhe kanë djegur makinën e përdorur në grabitje.
Forca të shumta të policisë janë vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes, ndërsa dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-s janë nisur drejt vendngjarjes. Një helikopter po kontrollon zonën.