Komuniteti LGBT ka marshuar sot në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë për festën e 14 majit që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Familjes, duke kërkuar të drejta të barabarta njësoj si gjithë njerëzit e tjerë.
Në këtë aktivitetet ishin të pranishëm edhe ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe Avokati i Popullit, Igli Totozani, të cilët dhanë mesazhe që shoqëria të pranojë këtë komunitet.
Marshimi u organizua nga Aleanca LGBT dhe ProLGBT me mbështetjen e Ecovolis. Sipas LGBT, ky është eventi më të madh i vitit kundër homofobisë dhe transfobisë.