Paraditen e sotme parlamenti u përfshi nga debate të ashpra, por LSI nuk ishte aty. Gjatë tre orëve të para 11:00-14:00 në Parlament mungoi Meta dhe seanca u drejtua nga Leskaj. Po gjatë kësaj kohe në salllë nuk u duk asnjë deputet apo ministër i kësaj partie duke bërë që debatet të zhvillohen vetëm mes PS dhe PD-së.
Në fotot e publikuara nga balkanëeb shihen qartë karriget bosh të anëtarëve të LSI-së. Aty janë vetëm dy deputetë, Silva Caka dhe Pirro Kapurani. Kjo shfaqje vjen në javën kur u shkarkua ministri i tyre Ylli Manjani dhe u zëvendësua nga Petrit Vasili.