Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka publikuar një foto të një gazete të vjetër që për të ka shumë rëndësi.
Gazeta shkruante për fitoren e Prishtinës kundër Zvezdës në Beograd me rezultat 3-1, ku golin e parë e kishte shënuar Agim Cana, babai i Lorikut.
“Para 33 vite, 1983 Stadiumi Marakana , Zvezda 1-3 KF Prishtina , babi im shenoj golin e parë dhe fitore historike e jona … krenar me babin tim”, ka shkruar Cana në Instagram.