Në Indi u lind foshnja më e rëndë në botë dhe peshon 6.803 kilogram.
Nëna e saj Nandini është 19 vjeçare dhe ka thënë se kishte një shtatzëni pa probleme.
Bebja i tejkalon përmasat e një bebeje me peshë mesatare për moshën që ka, pasi që pesha mesatare për një fëmijë të sapolindur është 3 kilogramë.
Pesha e vajzës të cilës prindërit ende nuk i kanë vënë emrin e tejkalon rekordin që dikur e mbante bebja me emrin Carisa Rusack e cila lindi në Massachusetts të Amerikës në vitin 2014, dhe peshonte 6 kilogramë./Express