Vajza e kandidatit presidencial amerikan, Donald Trump, Ivana para dy ditësh lindi fëmijën e saj të tretë.
Megjithatë, ka bërë shumë përshtypje pamja e saj e bukur ndërsa ka dalë nga spitali me foshnjen e saj për t’u kthyer në shtëpi.
Dy ditë pas lindjes së djalit, Ivana Trump me djalin Theodor James, kanë dalë nga spitali për t’u kthyer në apartamentin e e tyre në Neë York.
Për këtë ditë, ajo kishte zgjedhur një fustan të kuq me motive lulesh si dhe këpucë të sheshta me lidhëse.
Fustani i mëndafshtë me motive lulesh, i prerë deri në gjunjë, model nga Dolce&Gabbana, iu është përshtatur më së miri siluetës së Ivanës me këpucë të zeza të sheshta dhe të rehatshme, dhe këtë sezon janë në trend modele këpucësh me lidhëse.