Komuniteti LGBTI në Shqipëri përzgjodhi Sheshin “Nënë Tereza”, bamirëses së mirënjohur shqiptare për të shprehur pikëllimin për sulmin e urrejtjes në Orlando të SHBA-së, ku vdiqën 49 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Komuniteti dënoi dhunën dhe kërkoi respektim të personave LGBTI si pjesë e gjerë e të drejtave të njeriut.
E cilësuar si më brutalja në historinë e SHBA, masakra në lokalin e natës “Pulse”, që u drejtua kryesisht ndaj komunitetit LGBTI, shokoi opinionin publik mbarëbotërorë. Autoritetet amerikane po punojnë për zbardhjen e motiveve të të dyshuarit Omar Mateen.