LEZHE- Kjo foto është shkrepur në Kune, pranë Shengjinit. Shtyllat elektrike janë zhytur në det si pasojë e baticave. Nga era e fortë dhe rrëzimi i pishave disa here telat janë këputur dhe elektricistët futen në det për të bërë riparimet, duke rrezikaur edhe jetën. Janë të shpeshta netët pa drita për banorët e kësaj zone të bukur turistike. Urojmë që kjo foto të shihet edhe nga drejtuesit e OSHEE-së. Fotoja u publikua fillimisht nga emisioni “De Facto” në televizionin lokal “Rozafa”.