Në Marsejë nga tifozët shqiptar është vënë re të këndohet, të valviten flamuj, të tentohet për të thyer rekorde, por deri në këto orë nuk ishte parë ende një gjë e tillë.
Një nga tifozët e kombëtares shqiptare, pasi ka dëgjuar tifozët e Francës tek këndonin dhe brohorisnin për kombëtaren e tyre të zemrës, poshtë dritares së hotelit, ka menduar t’u bëjë një surprizë të veçantë, shkruan Opinion.al.
Ai ka hapur dritaren e dhomës, ka hipur mbi parvazin e dritares, krejtësisht nudo dhe i ka përshëndetur “shqiptarçe” mikëpritësit francez.