Aleanca Kuqezi po proteston kundër importit të plehrave para Parlamentit. Aktivistët kanë hedhur fshesa në oborrin e parlamentit dhe më pas u kanë vënë edhe flakët. “Të zhdukim plehrat e parlamentit” është motoja e tyre.
“Mafia ka blerë votat e mazhorancës socialiste. Miliona euro janë dhënë për aprovimin e importit të plehrave”, u shprehën aktivistët e Aleancës.