Gjatë këtyre ditëve të acarta na janë shfaqur pamje migjeniane në rrugët e Shqipërisë. Akulli dhe ngrica goditi fort të varfërit, të pastrehët ose siç i quajmë në zhargon “endacakët”. 3 prej tyre vdiqën në Durrës, Sarandë, Korçë. Gjithashtu në Lushnje vdiq një burrë që punonte roje nate.
Ndërsa bashkitë pretendojnë se i ka strehuar dhe i kanë hequr nga rruga endacakët, faqja satirike ‘Lolita’ në facebook poston këtë foto nga spitali i Fierit. Siç duket ky i vobekët ka mbërritur deri tek dera e pasme e spitalit dhe është dergjur aty në pritje të ndihmës….