Çifti i njohur i showbizz, moderatorja Marina Vjollca dhe këngëtari, Getoar Selimi tashmë i kanë të shpeshta rrugët Tiranë-Prishtinë dhe anasjelltas. Kësaj radhe ata janë fotografuar në Milot, të Bashkisë Kurbin.
Duket se nepsi për fiq ka bërë që çifti të hapë krahun dhe të ndalojë për të blerë fruta.
Fotoja është bërë në kryqëzimin e Milotit, aty ku shiten fruta perime në anë të rrugës. Sipas personit që ka nisur fotot në faqen e JOQ, fiqtë kanë qenë fruti i preferuar i tyre…