Ish-ambasadori amerikan Aleksander Arvizu pozon me dy drejtuesit e lartë të institucioneve të drejtësisë. Konkretisht në anën e majtë, Bashkim Dedja kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe në anën e djathtë, Xhezair Zaganjori kryetari i Gjykatës së Lartë.
Opinion.al ka mësuar se kjo foto private është shkrepur ditën e shtunë në Uashingon. Edhe herë të tjerë kemi parë se diplomati amerikan ka ruajtur lidhjet me personalitetet në Shqipëri ku shërbeu për disa vite.
Kjo foto vjen në kulmin e debateve për reformën në drejtësi, ku ambasadori aktual Donald Lu (pasuesi i Arvizusë) është investuar në emër të SHBA në miratimin e shpejtë të kësaj reforme.