Një surprizë e vertetë ka rezultuar dita e sotme për Armando Sadikun, sulmuesin e Kombëtares Kuq e Zi. Banorët e qytetit të tij të lindjes, Cërrikut kanë shpalosur në një nga muret e qytetit fanellen e tij të gjatë tre metra. Pjesemarrja e një futbollisti si Sadiku është një eveniment për një qytet të vogel si Cerriku të cilit i vjen rrallë mundësia të ketë një futbollist kaq cilësor në Kombetare dhe për më teper ne nje kompeticion si Kampionati Europian.