Ato kanë formuar një kordon para Kryeministrisë në shenjë proteste. Janë gratë demokrate që protestojnë për të drejta dhe barazi.
Ato kanë shfrytëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8-Marsin për të shprehur qëndrimin e tyre.
Gratë mbajnë në duar pankarta ku shkruhet: “Mundësi =Zgjedhje”, “Drejtësi gjinore, drejtësi ekonomike”.