Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara duket se ka “afruar” akoma më tepër kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën me kryetarin e parlamentit zotin Meta.
Në një pritje të bërë nga Ambasada Amerikanë, ata janë kapur duke i dhënë dorën njëri tjetrit dhe duke shkëmbyer disa fjalë.
Ky shtrëngim duarsh vjen në një moment kur mes të ftuarve nga politika e vendit mungonte kryeministri Rama.
Kujtojmë se në deklaratat e tyre ata ishin pothuajse në një linjë duke përgëzuar procesin demokratik në SHBA si dhe duke saktësuar se marrëdhëniet e dy vendeve nuk do të cenohen nga zgjedhje e presidentit të ri.