TIRANE- Ndërsa ishte lajmëruar për në orën 15:00, seanca plenare e kësaj të enjte ende nuk ka rinisur. Ajo u zhvillua sot paradite përreth një orë më pas u ndërpre. Pak minuta më parë u njoftua se është arritur konsensusi mes palëve për aktet nënligjore të dekriminalizimit. Gjithsesi këto foto shkrepur në orën 16:30 tregojnë se opozita ende nuk duket në sallë. Meta është ulur pranë Ramën dhe aty janë afruar dhe Fino e deputetë të tjerë të majtë. Sakaq në sallë vihet re se Sadri Abazi po shkëmben një bisedë me Ben Blushin.