Në fshatrat Pult dhe Gruemirë të Shkodrës bima narkotike e kanabisit është bërë 2 metra e gjatë. Siç shihet në fotot e dërguara nga policia janë parcela të tëra të mbjella me lëndë narkotike, ku të angazhuar nuk kanë qenë vetëm banorët, por edhe kryepleq dhe punonjës policie. Pas një hetimi 10 mujor është arrestuar Ardian Loci, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe 16 persona të tjerë. Gjatë operacionit janë shkatërruar mbi 30 mijë rrënjë, janë sekuestruar mbi 150 kg hashash i tharë, janë kapur armë, etj.
Emrat e të arrestuarve:
* 1. Dritan Lisaj, 39 vjeç nga fshati Mgullë, Njësia Administrative Pult me detyrë kryeplak.
* 2. Gjin Lushi, 61 vjeç, banues në fshatin Xhan, Njësia Administartive Pultme detyrë kryeplak.
* 3. Ndoc Papshaj, 52 vjeç, banues në fshatin Kir , Njësine Administartive Pult
* 4. Gjovalin Gravilaj, 45 vjeç, banues në Plan Gjuraj , Njësia Administrative Pult
* 5. Llesh Qeftaj, 49 vjeç, banues në Omaraj , Njësia Administrative Gruemirë Malësi e Madhe.
* 6. Emiljan Qeftaj, 23 vjeç, banues ne Omaraj, Njësia Administrative Gruemirë Malësi e Madhe.
* 7. Nikë Qeftaj, 20 vjeç, banues në Omaraj , Njësia Administrative Gruemirë Malësi e Madhe.
* 8. Rinaldi Qeftaj, 22 vjeç, banues ne Omaraj , Njësia Administrative Gruemirë Malësi e Madhe.
* 9. Dedë Koçeku, 47 vjeç, banues në fshatin Pog , Njësia Administrative Pult Shkodër.
* 10. Gezim (Gjin) Çakaj, 48 vjeç, banues ne Omaraj, Njësia Administrative Gruemirë, Malësi e Madhe.
* 11. Benard Bungaja, 25 vjeç, banues në fshatin Plan, Njësia Administartive Pult.
* 12. Gjon Ndresaj, 29 vjeç, banues në fshatin Pog, Njësia Administartive Pult.
* 13. Mentor Bungaja, 30 vjeç, banues në fshatin Plan, Njësia Administrative Pult.
* 14. Mark Bashi, 40 vjeç, banues në fshatin Mgullë, Njesia Administrative Pult.
* 15. Nikë Bashi, 43 vjeç, banues në fshatin Mgullë, Njësia Administartive Pult.
* 16.Ndokë Bregu, 63 vjeç, banues në Xhan, Njësia Administrative Pult.