Para Teatrit Kombëtar aktorët janë duke mbajtur një protestë paqësore ku po shprehin qëndrimin e tyre kundër për teatrin e ri kombëtar.
Në protestë kanë marrë fjalën disa nga aktorët e mëdhenj si Robert Ndrenika, Besnik Alija, Arben Derhemi të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre për largimin nga teatri kombëtar, ata kërkuan po ashtu mbështetje nga partitë opozitare për protestën dhe qëndresen e tyre.
Kujtojmë që artistët vijojnë që prej 1 muaji e gjysmë të protestojnë për shembjen e godinës historike, duke i shpeshtuar takimet mes tyre, tashmë për çdo të hënë pasdite.
Që nga dita e parë ata kanë kërkuar transparencë dhe shprehen të vendosur për të mos braktisur këtë godinë./Opinion.al