Nuk ka pak muaj që u rikonstruktua rruga Dritan Hoxha që lidh Zogun e Zi me rrethrrotullimin e Doganës. Rrugës iu shtua një korsi e dedikuar për biçikletat dhe kjo u inagurua nga kreu i Bashkisë Erion Veliaj, duke premtuar se kështu do bëhen gjithë rrugët në Tiranës. Po të shihni sot, biçikletat duhet të futen serish në korsinë e makinave pasi rruga e tyre është bllokuar. Stacionet e autobusit janë vendosur fiks në korsinë e biçikletave, siç dëshmon kjo foto e postuar nga Shqiptarja.com. Eshtë kjo një leje e dhënë gabim nga Bashkia apo çfarë?