I njohur edhe nga Libri i Rekordeve Gines si restoranti më i vjetër në botë që ende funksionon, Sobrino de Botin ishte hapur për herë të parë më 1725.
Në fillimet e tij klientët e merrnin me vete ushqimin, të cilin e gatuanin aty.
Kur pronarët ndërruan jetë (nuk patën fëmijë), restorantin e mori nip i tyre, prandaj dhe restoranti quhet “Sobrino de Botin”, “Nipi i Botinit”.
Përgjatë 200 viteve, trendet në këtë qytet padyshim se kanë ndryshuar, por Sobrino de Botin nuk ka pushuar asnjëherë së funksionuari. Sot ky restorant ka shumë klientë dhe është tepër i njohur në Spanjë.