Personi që shihni në foto është porositësi i vrasjes së Ardian Nikulajt, Edmond Haxhia. Ai ishte kthyer para pak muajsh nga Anglia dhe kishte përgatitur të gjithë planin.
Ai është kushëri i Lekstakajve, djalë i dajës së Elton Lekstakaj, fisi në konflikt me Nikulajt që prej 1996.
Gjashtë persona kanë bashkëpunuar për të kryer vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj mesditën e 19 prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin. Policia ka shpallur në kërkim 4 britanikë, një shqiptar që ka porositur dhe financuar atentatin ku u ekzekutua 51 vjeçari dhe ekzekutorin portugez.
Në një konferencë për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri me dije se vrasja e Ardian Nikulajt brenda lokalit të tij ‘Coral’ ka ndodhur për motive gjakmarrje. Porositësi dhe financuesi i vrasjes, mësohet se ka qenë Edmond Haxhia, një i afërm i familjes Lekstakaj me të cilën Nikulaj ishte në gjakmarrje që prej vitit 1996. Haxhia ishte kthyer në Shqipëri prej disa muajsh.
Të shpallur në kërkim nga policia:
Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro-britanik (porositësi dhe financuesi i atentatit)
Ruben Saraiva (ekzekutori portugez)
Harry Simson, shtetas britanik
Harriet Bridgeman, shtetase britanike
Thomas Mithan, shtetas britanik
Steven Hunt, shtetas britanik (shfaqet në kamerat e sigurisë teksa vëzhgon lëvizjet e Nikulajt)