Kanë festuar secili në mënyrën e tij, por me zemrën plot. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Rumani, nisën të qarkullojnë edhe foto plot emocion të djemve të kombëtares. Një prej tyre, ishte edhe ajo përqafimit të Mërgim Mavrajt me nënën e tij, në një moment që nuk i ka shpëtuar vëmendjes së fotografëve.