Ky është Saimir Kurti, ish-drejtor i Zyrës së Punës në Kavajë, i cili ditën e sotme ka plagosur tre persona pas një konflikti banal para Bashkisë së Kavajës
Kurti, i cili angazhohet në strukturat e PS-së, është mik i ngushtë me Elvis Rroshin, kreun e Bashkisë së Kavajës, raporton panorama.
Ai ka plagosur për motive të dobëta sot Eqrem Kazazin, Kid Kazazin dhe Dritan Xhixhon, ky i fundit shitës ambulant. I pari është edhe babai i kreut të FRPD-së së Kavajës.