Tashmë është zyrtare. Nga burgu grek i Avlona, në periferi të Athinës, janë arratisur një shtetas shqiptar dhe një sirian.
Këtë të martë mediat helene raportojnë se policia po kryhen kontrolle në gjithë kryeqytetin grek, ndërsa një hetim ka nisur dhe për mënyrën se si ata u larguan nga burgu i të miturve.
Gjithçka ndodhi rreth orës 21: 40 të së hënës. Të burgosurit goditën një gardiane dhe më pas në mënyrë të dyshimet, arritën të dilnin nga muret rrethuese të burgut.
Sipas zougla.gr të arratisurit janë siriani Ab. Ag. dhe shqiptari Xh. Al.
Ata konsiderohen shumë të rrezikshëm. Madje i riu shqiptar është përfshirë në një vrasje pak kohë më parë në burgun e Korydallos, ndërsa ka qenë pjesë aktive në të ashtuquajturën “mafia e Korydallos”./ Opinion.al