Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Kush i sponsorizon pushimet luksoze të Armina Mevlanit në Meksikë?

2017/01/07 at 4:59 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Foto/ Kush i sponsorizon pushimet luksoze të Armina Mevlanit në Meksikë?

Ndërsa temperaturat kanë arritur nën zero në Tiranë dhe bora ka mbuluar 1/3 e Shqipërisë, Armina Mevlani po shijon temperaturat e nxehta të Meksikës. Modelja e njohur aktualisht ndodhet në Playa del Carmen të Mexico-s, ku veç të tjerave po shijon edhe plazhet ekzotike të këtij qyteti. Por, qëllimi i vërtetë i këtij udhëtimi nuk është vetëm argëtimi.


Në një rrëfim nga Meksika për suplementin “Bluetooth”, të Gazeta Shqiptare, Armina shpjegon se drejt kontinentit të largët ka shkuar për çështje pune. “Kam ardhur në Meksikë për punë dhe gjatë këtyre ditëve do të realizoj disa takime pune”, thotë blogerja e njohur. Ndonëse nguron të tregojë nëse është e shoqëruar nga partneri i saj Shkëlzen Berisha në këtë udhëtim, apo është nisur e vetme, ajo që modelja rrëfen me siguri është fakti që qëndrimin e saj në Meksikë ia kanë sponsorizuar.

54574

“Qëndrimin këtu ma ka mundësuar hoteli, të cilin më pas e kam publikuar edhe në rrjetet sociale”, pohon blogerja, teksa ka zbuluar në “Instagram” se ndodhet në një nga resortet më luksoze të Meksikës. E në fakt, kjo nuk është hera e parë që Armina Mevlani udhëton në vende të ndryshe pa paguar asnjë qindarkë. Edhe më herët ajo ka treguar se hotele dhe resorte të ndryshme i kanë ofruar qëndrimin falas dhe gjithçka tjetër, madje edhe dhurata, për shkak të suksesit të saj në “Instagram”.

armina

Armina ka shpjeguar se në të vërtetë kjo është puna që bën një blogere, promovon hotele, club-e dhe vende të ndryshme, të cilat rrjedhimisht i ofrojnë shërbimet e tyre falas. Në bisedën e saj për “Bluetooth”, Armina ka zbuluar edhe se si e ka kaluar natën e ndërrimit të viteve. Ndonëse të gjithë janë kuriozë të mësojnë se si ishin festimet në familjen e ish-kryeministrit Berisha, Armina tregon se natën e ndërrimit të viteve, së bashku me partnerin e saj Shkëlzenin nuk e kanë kaluar në familje.

454857

“Kemi festuar me shoqërinë e ngushtë, por nuk kam dëshirë të jap shumë detaje, sepse kështu kemi rënë dakord edhe me njerëzit që kanë qenë me ne. Ishim të ftuarit e tyre”, ka thënë ajo. Ndërkohë, Krishtlindjen çifti i ri e ka kaluar me dy personazhe të njohur shqiptare. Armina dhe Shkëlzeni kanë qenë të ftuarit e zëdhënëses së ish-Kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli dhe bashkëshortit të saj, deputetit Keltis Kruja.

Çastet nga atmosfera e ngrohtë në shtëpinë e tyre i ka zbuluar Erla, e cila ka publikuar në rrjetet sociale një foto, ku shihet teksa Armina luan me djalin e saj të vogël. Kujtojmë që Shkëlzen Berisha është edhe kumbari i vogëlushit të çiftit Kruja-Mëhilli.

Etiketa: armina mevlanimeksikepushimetsponsorizim


Ju sugjerojmë

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë
Bota

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë

6 Gusht, 2025 10:56 pm
Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse
Aktualitet

Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse

6 Gusht, 2025 10:22 pm
“Kritikat” e Trump për Putinin, reagon Kremlini
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump planifikon të takohet me Putin dhe Zelenskin

6 Gusht, 2025 9:46 pm
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Zelensky reagon pas takimit të të dërguarit të SHBAme Putin: Rusia duket më e…

6 Gusht, 2025 9:15 pm
Patos, digjen 4 hektarë me pisha
Aktualitet

Patos, digjen 4 hektarë me pisha

6 Gusht, 2025 9:02 pm
Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza
Bota

Gaza, 138 viktima në 24 orët e fundit

6 Gusht, 2025 8:32 pm
Kundër luftës në Gaza/ Ish-kryeministri izraelit u bashkohet thirrjeve për paqe
Bota

Kundër luftës në Gaza/ Ish-kryeministri izraelit u bashkohet thirrjeve për paqe

6 Gusht, 2025 8:04 pm
Ardon Jashari, futbollisti i parë shqiptar te Milani
Sport

Ardon Jashari, futbollisti i parë shqiptar te Milani

6 Gusht, 2025 7:42 pm
Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë
Aktualitet

Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë

6 Gusht, 2025 7:04 pm
Trajneri serb merr drejtimin e Partizanit
Sport

Trajneri serb merr drejtimin e Partizanit

6 Gusht, 2025 6:57 pm
Para
Shtëpia e Bardhë kërkon largimin e diplomatëve të Obamës: “Kjo është diçka e zakonshme”

Shtëpia e Bardhë kërkon largimin e diplomatëve të Obamës: “Kjo është diçka e zakonshme”

Foto/ Ja ku i kaluan pushimet dimërore disa nga personazhet e njohura

Foto/ Ja ku i kaluan pushimet dimërore disa nga personazhet e njohura

Angelina Jolie ka një surprizë të pakëndshme për Brad Pitt, për Krishtlindje

Akuza të reja shokuese nga Angelina Jolie për Brad Pitt
















TE FUNDIT

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë
6 Gusht, 2025

Shumë banorë të Gazas, të dobësuar nga uria, kalojnë çdo ditë nëpër një peizazh të shkatërruar për të mbledhur ujin...

Lexo më shumë

Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse

Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse
6 Gusht, 2025

Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin pranë uzinës së Poliçanit, duke avancuar me shpejtësi në drejtim të zonës C, ku...

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë, Trump planifikon të takohet me Putin dhe Zelenskin

“Kritikat” e Trump për Putinin, reagon Kremlini
6 Gusht, 2025

Donald Trump synon të takohet personalisht me Vladimir Putinin që javën e ardhshme, raporton New York Times, duke cituar dy persona...

Lexo më shumë

Zelensky reagon pas takimit të të dërguarit të SHBAme Putin: Rusia duket më e…

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
6 Gusht, 2025

Në një mesazh drejtuar popullit ukrainas, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia duket “më e gatshme” të vazhdojë me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com