Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Kush është Rashel, vajza që po “eklipson” Ermal Mamaqin në programin “Xing”

2017/03/19 at 2:45 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Foto/ Kush është Rashel, vajza që po “eklipson” Ermal Mamaqin në programin “Xing”

Rashel Kolaneci është vajza simpatike që prej disa javësh shoqëron Ermal Mamaqin në programin “Xing” në Tv Klan. Ajo është maturante në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” dhe krahas studimeve ka zhvilluar edhe pasionin e saj për sport si dhe fushat e artit, kryesisht modë.


Ndonëse tashmë Rashel ka nisur rrugëtimin e saj në televizion në një rrëfim për opinion.al ajo tregon se pavarësisht kësaj eksperiencë prioritet për të janë rezultatet në shkollë.

“Ndiej kënaqësi kur kohën e shfrytëzoj dhe e kaloj në mënyrë produktive, kështu që stërvitja në palestër, studimet, modelingu apo edhe angazhime të tjera janë pjesë e përditshmërisë sime”-tregon ajo.

Por si lindi bashkëpunimi i saj me Ermal Mamaqin, si po e përjeton këtë mundësi që i është dhënë se cilat janë planet e ardhshme të Rashelit? Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjera mund ti ndiqni në intervistës e mëposhtme të dhënë për opinion.al.

 

Kush të propozoi për të qenë pjesë e programit dhe si vendose?

Propozimi për t’u bërë pjesë e emisionit “Xing me Ermalin” më erdhi prej vetë Ermalit, e cili pasi më kontaktoi, më ofroi mundësinë e këtij bashkëpunimi. Fillimisht ramë dakort që duhet të bënim një provë dhe nëse do të rezultonte e sukseshme unë do të mund të vazhdoja më tej në dy prej rubrikave të këtij programi mjaft të ndjekur televiziv.

rashel

Me çfarë mendje e nise këtë “aventurë” dhe çfarë mendimesh ke sot, pas disa javësh në televizion?

Ju keni të drejtë kur shpreheni “aventurë”, pasi në momentet e para gjykova se gjithkush mund të provojë veten në mundësitë që i ofrohen. Por, përtej këtij mendimi kalimtar, gjithçka që unë nisë apo më ngarkohet të kryejë angazhohem maksimalisht për të bërë më të mirën e mundshme. Është vetëm fillimi dhe në vlerësimin tim ka vend për përmirësim të vazhdueshëm. Ekrani është përgjegjësi, prandaj unë impenjohem seriozisht në çdo detaj. Stafi është shumë bashkëpunues. Në rastin tim janë treguar shumë miqësor dhe më kanë ndihmuar mjaftueshëm për t’u përshtatur me skenën dhe ekranin. Gjej rastin t’i falenderoj, veçanërisht Ermalin që besoi në aftësitë e mia.

 

Cilat janë të mirat dhe të këqijat e medias për ty?

Nëse do t’i referoheshim emisionit “Xing me Ermalin” besoj se ky format televiziv është mjaft argëtues dhe të gjithë ne kemi mundësinë të mësojmë më shumë për personazhet e botës së artit, politikës apo edhe sportit.

Të them të drejtën unë nuk konsumoj shumë kohë përballë televizionit, porse prej kësaj botë virtuale mund të përfitosh informacion, argëtim, komunikim, etj., në rast se menaxhon me kujdes kohën e shpenzuar dhe vlerëson cilësinë apo natyrën e programit që ndjek.

 

I ke ndjekur komentet që kanë bërë në rrjetet sociale?

Kuriziteti dhe vëmendja ndaj komenteve apo kritikave konstruktive nuk më mungon, qoftë edhe ndaj komplimentave.

mamaqi-noizy

Çfarë mesazhi po përpiqesh të përcjellësh me rolin që ke në Xing?

Rubrikat ku unë marrë pjesë kanë në fokus të tyre humorin, prandaj dhe ajo çfarë synohet të përçohet te teleshikuesi është të shijuarit e një mbrëmje të gëzuar mes batutave dhe situatave humoristike.

 

Mendon se mund të eklipsosh “famën” e Ermalit?

Pyetje interesante kjo! Asnjeherë nuk mendoj se prezenca ime mund të eklipsojë shkëlqimin dhe bukurinë e Ermalit, përkundrazi! (hahahaha)

Përtej shakasë, Ermali është një artist me shumë vlera dhe tejet i dashur për publikun. Jam me fat që jam përkrah tij në një emision ku ai ka investuar gjithë këto vite karrierë për të patur këtë nivel të lartë audience. E konsideroj vetem po me kaq fat që mundem të mësoj nga dashuria dhe pasioni i tij për çfarë bën. Sakaq, vlerësoj dhe e dua shumë talentin, thjeshtësinë dhe humorin spontan të tij.

 

Ke një kontratë me Ermalin apo jo? Sa kohë ke planifikuar të qëndrosh në ekran? 

Sigurisht që kam një kontratë, në thelb të së cilës është të bëjmë humor duke qenë serioz në përkushtimin tonë. Është shumë herët për të planifikuar dhe për të caktuar afate, e rëndësishme është që misioni të jetë realizuar në çdo puntatë të këtij sezoni.

rashel2

Ku e sheh veten pas 5 vitesh?

Nuk më pëlqen që të harxhoj kohë duke menduar se çfarë do të ndodhë, pasi i lejoj vetes që të shfrytëzoj të tashmen në mënyrë efektive. Megjithatë, pas 5 vitesh do të kem mbaruar studimet universitare dhe shpresoj që të kem një punë dhe një karrierë të mirë e që më jep kënaqësi.

Nga Laura Koronaci për opinion.al

Etiketa: ermal mamaqiRashel Kolanecixing


Ju sugjerojmë

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
Bota

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

31 Tetor, 2025 10:32 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

31 Tetor, 2025 7:24 pm
“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?
Rajoni

“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?

31 Tetor, 2025 6:24 pm
7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit
Aktualitet

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit

31 Tetor, 2025 5:39 pm
Ky është avioni më i shpejtë në botë
Life Style

Ky është avioni më i shpejtë në botë

31 Tetor, 2025 5:18 pm
SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza
Kronikë

SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza

31 Tetor, 2025 4:41 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë

31 Tetor, 2025 4:37 pm
Para
Foto/ Sulmohet një autobus i Kosovës që kalonte nëpër Serbi

Foto/ Sulmohet një autobus i Kosovës që kalonte nëpër Serbi

Dokumenti/Vëllai i Fatmir Xhafës, menaxher i trafikut të drogës 

Ylli Manjani ironizon Fatmir Xhafën: Autor i të gjitha statuteve të Partisë, tani të ka mbetur vetëm policia

Studimi shokues: Femrat e bukura ju bëjnë dëm për shëndetin

Studimi shokues: Femrat e bukura ju bëjnë dëm për shëndetin
















TE FUNDIT

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
31 Tetor, 2025

Pallati Buckingham njoftoi të enjten se Mbreti Charles ka filluar procesin e heqjes së të gjithë titujve dhe nderimeve për...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
31 Tetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos,...

Lexo më shumë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
31 Tetor, 2025

Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte. Bëhet fjalë për Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan...

Lexo më shumë

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
31 Tetor, 2025

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com