Ishte ora 12:55 kur Feriz Bardhin e thërritën disa persona të paidentifikuar. 40-vjeçari doli nga banesa e tij në lagjen Nr.18, të qytetit bregdetar për tu sqaruar, sipas dëshmitarëve.
Por më pas ai është qëlluar me armë zjarri. U dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra.
Sipas policisë, Feriz Bardhi, i vitlindjes 1979 nuk është një emër i panjohur.
Në vitin 2012 ai është arrestuar nga policia italiane në Ascoli, sepse së bashku me një shtetas tjetër shqiptar Arif Qelia, u kapën me 700 gramë kokainë të pastër, dhe u akuzuan për trafik ndërkombëtar të kokainës. Në atë kohë ai u cliësua nga media italiane si korrier droge./ Opinion.al