Mërgim Mavraj ngjalli debate të shumta në rrjetet sociale, pasi refuzoi ta veshë fanellën e kombëtares së futbollit, për shkak të reklamës së birrës.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, gjatë stërvitjeve me kombëtaren në Austri, për dallim nga bashkëlojtarët veshi një fanellë tjetër pa reklamën e pijes alkoolike.
Në videon e shpërndarë nga Federata Shqiptare, Mavraj, shihet me fanellë pa mbishkrim.
Mavraj në llogarinë e tij në Facebook dje ka shkruajtur se “Haramit si bëjmë reklam”, kurse tani janë publikuar disa foto ku 29-vjeçari shihet duke festuar me birra në një klub nate.