Prostitucioni është i paligjshëm në Shqipëri. Megjithatë gjatë emisionit Opinion, është publikuar një material që tregon se në vitin 1922 qeveria Ypi e ka legalizuar. Fotoja më poshtë tregon edhe rregullat që ekzistonin në atë kohë.
Ndërkohë gjatë emisionit, që këtë të mërkurë trajtoi pikërisht çështjen e prostitucionit, ndjekësit u pyetën me anë të një sondazhi në rrjetet sociale.
“A duhet të dënohet prostitucioni me burg?”, ishte pyetja e sondazhit ndërsa morën pjesë mbi 5500 votues. 56 përqind mendojnë se prostitucioni duhet të dënohet më burg, pjesa tjetër janë pro një legalizimi./ Opinion.al