Sot në kopshtin ku u rrah barbarisht një fëmijë 3 vjeç ka mbyllur dyert. Emisioni Stop ishte atje dhe filmoi pamjet nga kopshti që deri dje gumëzhinte, ndërsa sot mbizotëronte heshtja. Administratorja është në burg, ndërsa asnjë prind nuk ka guxuar të çojë më fëmijët në këtë kopsht ku fëmija u filmua duke u rrahur barbarisht.