22-vjeçari Xhuliano Kasaj sipas policisë së Tiranës ishte shpërndarës i drogave të forta. Pas arrestimit iu gjet në shtëpi edhe një sasi kokaine dhe kanabisi.
Kasaj ishte ushtar profesionist pranë Komandës së Forcave Tokësore në Zallherr. Sipas policisë, kur ndalohej për kontroll nxirrte dokumentin e punës për t’i shpëtuar kontrollit të policisë.
Në një prej fotove në rrjetet sociale, 22-vjeçari shfaqet në një aktivitet të Partisë Socialiste. Foto më poshtë është publikuar nga News 24.