“Ajo festoi me fustanin e bardhë në praninë e miqve dhe familjarëve”. Ajo po festonte për momentet më të bukura që kishte pasur në jetë, me njerëzit e saj më të dashur.
Natalie Adams, 36 vjeç, e diagnostikuar me kancer, vendosi të bënte një ceremoni martesore të vetmuar në kishën pranë shtëpisë së saj.
“Gjithmonë kam dashur të martohem. Nuk doja të hiqja dorë nga ëndrra ime vetëm për faktin se nuk kisha partner. Vendosa që kjo ditë të ishte vetëm për mua”, shpjegon Adams.