Aureta Boja, 27 vjeç nga Elbasani dhe Domenika Doko 24 vjeç nga Tirana janë arrestuar sot për prostitucion. Sipas policisë tutorët e tyre ishin Nik Gjonikaj, Besnik Manka dhe Bledjan Nurja. Ata janë kapur në një hotel në zonën e Bllokut me klientët Melsi Mita dhe Hajredin Sula. (foto më poshtë)
Pagesa për çdo rast prostitucioni varionte nga 100 euro/ora deri në 300 euro për qëndrim për një kohë më të gjatë. Policia tha se kemi investiguar 9 muaj për kapjen e tyre dhe ka dyshime se edhe hotele të tjera në Tiranë hapën dyert për prostitutat, por këto të fundit janë ende në hetim.