Policia e Tiranës ka zbardhur listën me 12 persona të dënuar për krime të rënda, të cilët rezultojnë se janë më të kërkuarit.
Këta persona janë në listën e më të kërkuarve, pasi janë dënuar për vrasje dhe trafik droge.
Mes personave më të kërkuar është edhe Valentina Tufina, e cila është e arrestuar në Kosovë dhe e dënuar, për trafik droge.
Për të njëjtën akuzë ajo është dënuar edhe në Tiranë. Në listë janë edhe dy femra të tjera, të cilat janë të dënuara për mashtrime me pasoja të rënda.