Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka nisur xhirimet për një serial të ri. Paparacët e kanë fotografuar 50-vjeçaren, ndërkohë që ndodhej në setin e xhirimeve.
E veshur sportive, Aniston ka treguar edhe njëherë se ka ruajtur formën e mirë fizike. Në këtë serial të ri ajo do të jetë së bashku me emra të tjerë të kinematografisë si Reese Witherspoon etj.
Para pak muajsh aktorja e serialit ikonë “Friends” u nda nga partneri i saj Justin Theroux dhe tashmë prej disa muajsh është beqare./Opinion.al/