Këngëtarja e famshme Adele ka bërë realitet ëndrrën e një vajze 12-vjeçare të sëmurë.
Ajo ka shkuar në shtëpinë e saj në Belfast dhe sigurisht që kjo e ka gëzuar pa masë vogëlushen.
Nëna e saj Tracy Gibney kishte tentuar për muaj të tërë për të marrë këngëtaren që të vizitonte vajzën e saj, pasi gjendja e 12-vjeçares ishte e rëndë. Ajo ka paralizë cerebrale, epilepsi dhe është e verbër.
Të hënën, e ëma e vajzës bëri edhe një përpjekje të fundit që e bija, të takonte idhullin e saj. Dhe për habi, më në fund mori një përgjigje pozitive.