Nuk ka dyshime që Pietro Boselli është profesori i matematikës më seksi në botë. Por për zbulimin e anës tjetër të medaljes së jetës së tij u kushtohet shumë nxënësve në Londër, të cilët e fotografuan gjatë orëve të mësimit dhe imazhet e tij bënë xhiron e botës duke bërë që në drejtim të profesorit të vërshonin një lumë ofertash, madje edhe nga Armani dhe shumë të tjerë.