TIRANE- Makina BMW X5 që shpërtheu mbrëmjen e së në Tiranë pas stadiumit Qemal Stafa është djeguar thuajse plotësisht. Nga hetimet paraprake, policia thotë se dyshohet se shpërthimi në mjet ka qenë aksidental, shkaktuar nga një defekt teknik. Fillimisht për shkak të shpërthimit të fuqishëm që u dëgjua dhe flakëve të menjëhershme qeë përfshiu mjetin u dyshua për tritol. Gjithsesi kjo ende nuk dihet saktësisht derisa të dalë ekspertiza e plotë.
Ajo që është konfirmuar është se makina i përket 61 vjeçarit, Xhezair Lamaj. Ai ka mbetur i lënduar në këtë ngjarje dhe po trajtohet për djegie në fytyrë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes rreth orës 23:00 tek parkingu i Pasticeri Venecia, që ndodhet në hyrje të parkut të Liqenit, ose pas stadiumit Qemal Stafa. Forca të shumta policie u panë në vendngjarje, përfshirë edhe drejtorin e policisë së Tiranës.