Ylli që po merr famë në mbarë botën, Era Istrefi me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ka shfrytëzuar rastin t’i shprehë dashurinë familjarëve të saj. Në këtë foto ajo shfaqet me nënën, vëllain dhe mbesën e vogël, Renee.
“Më mungon çmendurisht familja dhe dy motrat”, shkruan Era në këtë postim në Instagram. Këngëtarja është duke udhëtuar këto kohë në shumë shtete të botës, për të prezantuar projektet e saj muzikore.