Elidona Demiraj, 25 vjeç, është vajza që u vra mbrëmjen e së dielës në Islington në periferi të Londrës. Autori i krimit është 31-vjeçari Arben Rexha. Fqinjët thonë se autori e kishte ftuar vajzën për kafe, por jo nuk kishte preferuar të dilte nga banesa. 31-vjeçari i shkoi më pas në shtëpi, ku edhe masakroi me thikë të renë. Mendohet se ata kanë qenë të njohur me njëri-tjetrin por nuk dihet saktë raporti i tyre. Autori ka pranuar krimin dhe del në gjykatë këtë muaj.